MEMORY, FORGETFULNESS AND THE OTHER IN THE POETRY WORK OF LINDITA AHMETI
Kaltrina Sadiku
Abstract
Në krijimtarinë e Lindita Ahmetit përmes miteve shprehet brenga e autores për gjumin e harresës në të cilin ka rënë populli i saj, bëhet thirrje për kujtesë dhe kujtohet tjetri, i ndryshmi nga kombi i cili i shkakton vuajtje e tmerre njeriut të saj, që i bën padrejtësi pafund dhe shkel mbi kombin e saj si mbi zemrën e saj duke lënë pas plagë, tmerr e dhunë. Për të studiuar këtë temë do të përdoret metoda e analizës.
Mite e zota antikë marrin rolin e thirrjes në kujtesë dhe e ndihin Lindita Ahmetin t’i japë kushtrim zërit të saj, ndërhyjnë në realitetin tonë, bëhen për ne udhëtregues, bëhen për ne paralajmërim për fatin që na pret nëse harrojmë vetveten, nëse nuk e kujtojmë vetveten, kulturën dhe identitetin tonë. Të njëjtët bëhen simbole të shpresës e rezistencës, na ndihin të personifikojmë tmerrin e përjetuar nga tjetri, i ndryshmi nga ne, që nuk mund të pranojë të vërtetën historike, që s’duron dot kulturën tonë si të mëvetësishme; tjetri që tenton t’i përvetësojë vlerat tona a t’i mohojë ato, që lufton gjuhën tonë dhe gjenin tonë.
Pages:
163 - 170