USE OF THE TERM „FSHAT”AGAINST „KATUND” IN KOSOVO AND THEIR SEMANTIC BACKGROUND
Labinot Krasniqi
Abstract
Në këtë punim kemi bërë një hulumtim në terren sa i përket përdorimit të termit “fshat” kundrrual “katund” në Kosovë, si dhe kemi parë sfondin semantik të këtyre dy sinonimeve në popull. Gjatë këtij hulumtimi kemi kontaktuar me persona të viseve të ndryshme të Kosovës, nga të cilët jemi munduar të mësojmë se cilën nga këto dy sinonime ishin të prirur ta përdornin kur donin të flisnin në standard, si dhe i kemi pyetur nëse për ta ka ndonjë nuancë dallimi ndërmjet këtyre dy fjalëve. Gjatë hulumtimit në terren i kemi incizuar intervistat, të cilat pastaj i kemi analizuar, një nga një. Këtë punim e kemi ndarë në tri pjesë.
Në pjesën e parë kemi sfondin teorik të punimit, ku është bërë një hyrje e shkurtër rreth studimeve sociolinguistike sa i përket përzgjedhjes gjuhësore të folësve të ndryshëm. Pjesa e dytë e punimit trajton metodologjinë, hipotezat dhe qëllimin e këtij punimi. Në pjesën e tretë janë trajtuar analizat dhe rezultatet e hulumtimit. Në fund kemi nxjerrë se cila nga këto dy fjalë ka prirje për t’u përdorur më tepër si fjalë standarde në popull, si dhe a kanë ndonjë dallim këto dy fjalë semantikisht apo jo.
Pages:
171 - 177