OVERVIEW ON THE FORM OF CONSTRUCTION OF PHRASEOLOGILAC UNITS USED IN THE SPOKEN LANGUAGE IN GJAKOVA
Migena Arllati
Abstract
Frazeologjia e përdorur në zonën e Gjakovës përmban një pasuri të madhe mjetesh shprehëse. Shumë nga njësitë frazeologjike shprehin nocione që nuk kanë emërtim tjetër, përmbajnë nuanca të veçanta kuptimore dhe emocionale të cilave nuk iu gjenden përgjegjëset sinonimike, pra njësitë njëfjalëshe. Në të folmen e Gjakovës, vërejmë pjesëmarrjen e mjeteve dhe tipave strukturorë në përputhje me variantin e gjuhës së folur në këtë zonë, e cila gjithsesi përbën një pasuri të konsiderueshme të fondit të frazeologjisë shqipe.
Si në mbarë frazeologjinë shqipe, nga pikëpamja e formës, si gjymtyrë bosht, në shumë prej njësive frazeologjike të përdorura në Gjakovë, dalin të pranishme fjalë të përdorimit të shpeshtë, sidomos foljet: kam, jam, bëj, marr, bie etj. dhe emrat që shënojnë pjesët e trupit të njeriut, si: gojë, ballë, qafë, buzë, këmbë, sy, dhëmb, zemër, vesh etj. Si rëndom në frazeologjinë shqipe, vërejmë se një formë shumë e zakonshme e ndërtimit është ajo me anë të krahasimit, formimet me hiperbolë, ndërtimet bazuar në përsëritjen e së njëjtës fjalë; grupin e ndërtuar : folje + emër foljor; formimet frazeologjike që kanë barasvlerësit delokutivë; Cungimi / shkurtimi është një tjetër dukuri ku njëra gjymtyrë nuk shprehet gjuhësisht, ndaj pjesa e mbetur merr përsipër të gjithë ngarkesën kuptimore të togut frazeologjik.
Pages:
183 - 188