Vol. 9 | No. 17-18, 2022


SUBORDINATE TIME CLAUSES - AN ISSUE TO BE SOLVED

Nertila Ramadani

Abstract

Studimet gjuhësore, viteve të fundit po orientohen drejt gjuhësisë së zbatuar dhe problemeve që dalin nga ajo, të cilat kryesisht mbështeten në praktikat e përditshme ligjërimore. Edhe studimet sintaksore, si shkencë, që merret me studimin e mënyrës si kombinohen fjalët për të krijuar fraza dhe fjali në një gjuhë të caktuar, duhet të orientohen në këtë drejtim. Nëpërmjet këtij hulumtimi synojmë të zbulojmë vështirësitë e studentëve në lidhje me njohjen, përdorimin, kuptimin e lidhëzave kohore, drejtpërdorimin e tyre në fjali si dhe dallimin e periudhave me sifjali të nënrenditur kohore me periudhat me sifjali tjera nënrenditëse, të formuara me lidhëza kohore. Të dhënat për realizimin e këtij studimi janë mbledhur nga anketa e realizuar online me studentët e katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe që vijojnë studimet në Universitetin e Tetovës. Metodat që janë përdorur gjatë hartimit të punimit janë metoda e anketimit dhe ajo përshkruese si forma më të përdorura gjatë hulumtimeve aktuale me qëllim që të përftohet material më i begatë dhe të përshkruhen më rrënjësisht dukuritë gjuhësore që hulumtohen me të gjitha karakteristikat e tyre.

Pages: 212 - 220