Vol. 9 | No. 17-18, 2022


LANGUAGE PLANNING IN KOSOVO, CHALLENGES AND DILEMMAS

Sejdi Gashi

Abstract

Në këtë punim synohet të trajtohen rrjedhat e planifikimit gjuhësor në Kosovë dhe statusi i shqipes gjatë viteve 1999-2021. Në gjuhën shqipe, termat politikë gjuhësore dhe planifikim gjuhësor janë të rinj. Termi planifikim gjuhësor (ang. Language planning) është përdorur për herë të parë nga Einar Haugen (1959) që nënkuptonte ndërhyrjen e mekanizmave shtetëror në standartizimin e gjuhës përmes rregullave të drejtshkrimit. Nga ana tjetër, termi planifikim gjuhësor mjaft shpesh njëjtësohet me termin politikë gjuhësore, por mirëfilli ata dallojnë. Politika gjuhësore kryesisht është produkt i politikbërësve, ndërkaq planifikimi gjuhësor është një ndërmarrje që realizohet nga specialistët e fushës. Ndarja e tillë nuk është e ngurtë, sepse në jo pak raste specialistët janë politikbërës dhe asnasjelltas. Gjithashtu, njihen praktika kur specialistët e gjuhës u janë nënshtruar instrumenteve dirigjuese të politikbërjes. Gjuha si tipar dallues i qenies njerëzore është një faktor shumë i rëndësishëm i identitetit individual dhe kolektiv për çdo folës, veçmas te ata pjesëtarë të pakicave kombëtare ku gjuha është një ndër elementet kryesore të përcaktimit identitetit dhe të ruajtjes së tij. Ashtu si identiteti, edhe gjuha nuk është proces statik, por zhvillohet në vazhdimësi gjatë tërë jetës së individit- folës. Sigurimi i plotë dhe efektiv i folësve për të përdorur gjuhën e tyre nënkupton që autoritetet të lejojnë identifikimin e lirë të personave nëpërmjet gjuhës dhe të mos kufizojnë që identitetet kombëtare të tyre të izolohen vetëm brenda kategorive të ngurta gjuhësore. Megjithëkëtë, në kohë njihen përjetime kur shoqërive e kombeve të caktuara u është mohuar e drejta për përdorim të lirshëm të gjuhës amtare, sidomos në sistemet politike totalitare. Për sa i përket Kosovës, në shtator të vitit 2008, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, është themeluar Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK) e cila në mënyrë të veçantë dhe të harmonizuar merret me çështjet e komuniteteve në kuadër të punës së Qeverisë së Kosovës. Poashtu, është themeluar edhe insticioni i quajtur “Zyra e Komisionarit për Gjuhët”. Prandaj, rrethanat e reja ndikuan që shqipja në Kosovë të ndërtojë raporte të reja, jo më me një gjuhë të përbashkët të popujve sllavo-jugorë, por me gjuhë të veçanta.

Pages: 228 - 233