THE THEME OF THE KOSOVO WAR IN ALBANIAN POETRY 2000 - 2010
Shkurtë Kadriu-Çitaku
Abstract
Përfundimi i luftës, pavarësia e Kosovës i dhanë një vulë edhe poezisë sikurse fushave të tjera, ndikimi i këtyre rrethanave nuk është që s’u pa si interferim edhe në fushën e poezisë. Një përvojë të tillë të shkrimit të poezisë për këtë temë e gjejmë edhe të autorët të cilët shkruajnë gjatë kësaj periudhe, sepse dhjetëvjetëshi i parë i pasluftës së fundit në Kosovë krijon poezinë më shumë si evokim kujtimesh dhe sekuencash lufte të viteve 1998-1999 të Kosovës (AliPodrimja, Sabri Hamit, RrahmanDedaj, RamadanMusliu, Sali Bashota, BasriÇapriqi, Osman Gashi, HalilMatoshi etj.), me përjashtim të ndonjë autori të ri i cili i qëndron indiferent kësaj teme për të shtrirë korpusin letrar në dimensione të reja tematike të poezisë.
Pra, shohim se ky dhjetëvjetësh në shumicën e botimeve përcillet me poezi të botuara para luftës që krijojnë poezinë përveç si dëshmi “dokument”, edhe si vlerë poetike që shpërthen fuqishëm duke u shkruar diku në rrethana lufte e diku e përpunuar apo evokuar në rrethana paqeje në Kosovë. Pra, kolazhi i poezisë së Kosovës i shkruar në vitet 2000-2010 është “ngatërruar” edhe me vitet ’90 ku në secilin botim të autorëve gjen poezi dhe tema të nënshkruara nga vetë autorët me data të viteve ’90. Poezia e këtyre viteve jep shenja identifikuese të nacionit në letërsinë e Kosovës dhe e dallon atë si poetikë e ndërtuar shpeshherë me tema të mëdha siç janë: atdheu, lufta, paqja, dashuria etj.
Pages:
250 - 257